POLITIKË /

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD, ja sesa demokratë kanë votuar deri më tani

Shkruar nga Versus

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD, ja sesa

Mbi 41 mijë votues kanë marrë pjesë në procesin e primareve të Partisë Demokratike deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Procesi për përzgjdhjen e kandidatëve për deputetë nisi sot në orën 08:00 të mëngjesit dhe pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Tiranës ku kanë votuar 10.779 anëtarë të PD.

Në vendin e dytë është Fieri ku votuan 4240 demokratë, më pas Korça me 3728 votues.

Në Durrës votuan deri në orën 16:00, 3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë. Versus.al

Poll