
Primaret e PD në qarkun e Fierit kanë sjellë përplasje mes drejtuesit politik të këtij qarku, Gazment Bardhit dhe deputetit Luan Baçi.
Përplasja lidhet me të drejtën e votës së anëtarësisë. Gjatë votimeve në teatrin Bylis, Bardhi nuk ka pranuar që në votim të marrin pjesë të anëtarësuarit në PD pas vitit 2021.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit Luan Baçi dhe më pas të dy mes debateve me tone të larta, kanë shkuar në selinë e PD në këtë qark.
Debatet shkuan edhe më tej mes Bardhit dhe anëtarëve të komisionit të votimit, duke i cilësuar këta të fundit si njerëz të caktuar nga Luan Baçi. Pjesëmarrja në procesin e primareve në Fier ishte tepër e ulët në të gjithë qarkun. Versus.al







