POLITIKË /

Primaret e Partisë Demokratike, votojnë mbi 19 mijë demokratë. Edhe Berisha zgjedh të preferuarin

Procesi  është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë që nga ora 08.00 dhe do të përfundojë në 18.00.

Shkruar nga Versus

Primaret e Partisë Demokratike, votojnë mbi 19 mijë

Vijon procesi i Primareve për zgjedhjet e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit 2025. Procesi  është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë që nga ora 08.00 dhe do të përfundojë në 18.00.

Për primaret ka votuar edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ai e cilësoi të sotmen si një ditë të rëndësishme për PD, për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

Primaret e Partisë Demokratike, votojnë mbi 19 mijë

"PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje." - tha mes të tjerave Berisha 

Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale pranë PD njofton se pjesëmarrja deri në orën 12:00 është:

KUKES – 1.430

SHKODER – 2.032

DIBER – 890

LEZHE – 1.650

DURRES – 1.555

ELBASAN – 1.380

KORCE – 2.033

BERAT – 920

FIER – 1.440

GJIROKASTER – 855

VLORE – 1.065

TIRANE – 3.936

TOTAL votuan – 19.186 antarë

Poll