Ndërkohë që ka nisur numërimi i votave në pjesën më të madhe të zonave ku u votua për primaret e Partisë Demokratike, në Këlcyrë dhe Përmet për qarkun e Gjirokastrës, ka përfunduar procesi.
I pari në të dyja zonat me më së shumti vota renditet Bajram Hysaj me 270 vota dhe pas tij vjen ish-kreu i KQZ Arben Ristani me 95 vota.
Rezultati i primareve në Këlcyrë:
1-Bajram Hysa 131 vota
2-Alma Buci Kore 55 vota
3-Arben Ristani 51 vota
4-Ndriçim Seferi 9 vota
5-Anila Kuka Caca 6 vota
6-Xhaferr Meço 6 vota
Rezultati në Përmet:
1-Bajram Hysaj 139 vota
2-Arben Ristani 40 vota
3-Alma Buci Kore 24 vota
4-Anila Kuka Cacaj 4 vota.
Në Tiranë nuk ka nisur ende numërimi. Mësohet se procesi do të bëhet në selinë e Partisë Demokratike. Versus.al







