
Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se anëtarësisë së Partisë Demokratike duhet ti jepet mundësia të thotë fjalën e saj përmes votës dhe të përmirësohen gabimet e së kaluarës.
“Zotërinj, zonja, primaret janë rruga e vetme për të pyetur anëtarësinë tonë, që anëtarësia jonë të flasë me votë. Anëtarësia jonë duhet të flasë me votë, siç ka folur.
Por në qoftë se në primaret, pa diskutim që ka patur probleme, hajde t'i studiojmë dhe t'i përmirësojmë primaret, bashkërisht. Urdhëroni t'i analizojmë dhe të korrigjojmë. Po dorë ne për të marrë, për të bërë të flasë anëtarësia jonë, nuk heqim. Ajo do flasë. Do flasë se është një standard bazë demokratik”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD-së, u shpreh se duhet të kenë regjistra të saktë të anëtarëve dhe të përdoren në zgjedhjet e brendshme mes demokratëve.
“Por që ajo të flasë, është e domosdoshme t'i kemi regjistrat të vërtetë, të rregullt. T'i kemi regjistrat të rregullt. Dhe regjistrat në rregull i kemi vetëm atëherë kur ju, kryetarët, sekretarët e degëve dhe kryesitë, të angazhohen me seriozitetin më të madh në këto, të bëni regjistrat.
Partia Demokratike në qendër ka zero punë me regjistrat tuaja, me listat tuaja. Listat, siç keni marrë udhëzimin apo do e merrni, do të jenë tërësisht atribut i kryesive të degëve të Partisë Demokratike. Listat do të jenë. Ndaj dhe hartimi i këtyre listave, shpërndarja e dokumenteve, janë prodhuar dokumente, disa i kanë marrë, të tjerët do t'i marrin, shpërndarja e dokumenteve është detyrë thelbësore”, pohoi Berisha.
Berisha pranoi se PD ka patur probleme me organizimin e strukturave por tashmë kjo gjë do të funksionojë.
“Se kemi patur problemet tona, kemi ne anë këtë mënyrë. Tani është koha t'i kthehemi organizimit, organizimit, organizimit.
Jemi parti e madhe. Edhe një herë jua them unë juve. Jemi parti e madhe se këtë e kanë faktuar shumë mirë votimet tona. Jemi parti e madhe se këtë e faktojnë dhe rezultatet”, citoi Berisha.
Gjithashtu kreu i PD-së deklaroi se duhet të shihet mundësia e zgjerimit të antarësisë./Versus.al

