
“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë”.
Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me grupin e Partisë Socialiste, duke kërkuar që numri i deputetëve në parlament të ulet dhe për këtë duhet ngrihet një grup pune.
Rama paralajmëroi se mazhoranca brenda këtij mandati duhet të miratojë një reformë të re kushtetuese.
“Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, theksoi Rama.
Sipas Ramës ndryshimet në kushtetutë do të mundësonin që numri i ligjvënësve në Kuvend të pakësohet deri në 100 deputetë./Versus.al

