Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ditën e nesërme do të hapet përfundimisht tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit që do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit në këtë aks rrugor dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Tirana për në verilindjen e vendit.
Rama tha se ky tunel u kishte hapur probleme me gjeologjinë, por theksoi se pavarësisht këtyre detajeve, Rruga e Arbrit nuk do të jetë me pagesë, duke iu përgjigjur edhe pyetjes së një komentuesi.
“Nesër tuneli i Murrizit hapet. Më 14 mars përkon edhe me ditën e verës. Nesër ditë vere nga Elbasani në Dibër dhe gjithë Shqipëria patjetër duke mos harruar gjithë Tiranën dhe Shqipërinë. Ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve është që kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme, deri dje të paarritshme. Më parë arriheshin me gomar ose me fuoristradë.
Pa u mbaruar kjo punë thosha nuk ka për të mbaruar ndonjëherë sepse disa herë na preu krahët gjeologjia aty duke na nxjerrë probleme”- u shpreh Rama. Versus.al







