POLITIKË /

“Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme”, Rama: Na kanë kërkuar prindërit ta mbyllim

Gjatë një reagimi për mediat, Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke u shprehur se thirrjet e kryetarit të saj, Sali Berisha, për bojkot të mësimit dhe protesta janë të pabaza.

Shkruar nga Versus

“Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme”, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndalimi i rrjetit social “TikTok” nuk ka asnjë lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit. Sipas tij, kjo masë është ndërmarrë vetëm për të garantuar mbrojtjen e të miturve nga ndikimet negative që mund të vijnë nga përdorimi i platformës.

Gjatë një reagimi për mediat, Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke u shprehur se thirrjet e kryetarit të saj, Sali Berisha, për bojkot të mësimit dhe protesta janë të pabaza. Ai e ka ironizuar sërish Berishën, duke e quajtur “bufi i kënetës”, një nofkë që e ka përdorur edhe më parë për ta përshkruar liderin opozitar.

“Bufi kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e Tiktok dhe prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët dhe të dalin në shesh për tiktakun. Kjo është këneta opozitare dhe filozofia e saj. Kjo do të jetë derisa të jetë bufi që vigjilon nga ballkoni mbi të gjithë gjendjen poshtë në kënete duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë që kafshojnë e pickojnë. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni Tiktokun.

Ne presim të shohim planin e premtuar për sigurinë e shtuar për fëmijët tanë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm me javën e shkuar ka të bëjë thjesht me kapacitetet teknike për të realizuar mbylljen e platformës që kanë kërkuar kohën e tyre.  Nuk ka të bëjë gjëkundi me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet. Uroj të jetë e përkohshme, do zgjasë aq kohë sa kompania të na japë një plan për sigurinë e fëmijëve. Apeli i bufit të kënetës duhet marrë tejet seriozist si një simptomë lajthitje e rrezikshme”, u shpreh Rama. /Versus.al/

Tags:

rama tik tok

Poll