POLITIKË /

Protesta e PD në Strasburg, Gjekmarkaj: Eurodeputetët, të shokuar për dhunën gjatë arrestimit të Metës

Shkruar nga Versus
Protesta e PD në Strasburg, Gjekmarkaj: Eurodeputetët, të shokuar
Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat dhe njëherësh nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka dhënë një intervistë për Opinion gjatë mbrëmjes së djeshme ku foli për protestën e ligjvënësve demokratë para selisë së Parlamentit Europian.

Ai bëri me dije se që prej mëngjesit të djeshëm, një pjesë e deputetëve të PD zhvilluan takime me zyrtarë të ndryshëm të BE-së, ndërsa pjesa tjetër qëndroi në hyrje të Parlamentit Europian ku u përpoq të sensibilizonte mediat ndërkombëtare mbi atë çfarë po ndodh në vend sundimit të qeverisë Rama 3.

Mes të tjerash, Gjekmarkaj tha se eurodeputetët ishin të shokuar nga mënyra e dhunshme e arrestimit të Ilir Metës dhe se lajmi atje kishte mbërritur para se të mbërrinin vetë deputetët e PD.

Pjesë nga intervista me skype e Gjekmarkajt në TVKlan:

Agron Gjekmarkaj: Ne kemi qenë në një fushatë sensibilizimi. Kemi ardhur për të biseduar për çështje madhore të demokracisë në Shqipëri, për probleme që kanë të bëjnë me opozitë, Kushtetutën, krimin zgjedhor….

Blendi Fevziu: Kë keni takuar Gjekmarkaj?

Agron Gjekmarkaj: Kemi takuar shumë personalitete një numër të madh Eurodeputetësh. Kemi pasur gjithë ditën takime intensive. Ju e dini më mirë se unë se fati i Shqipërisë ka qenë gjithmonë i lidhur me Europën për çëshjte madhore, por edhe sot për çështje ekzistenciale demokratike.

Blendi Fevziu: Por edhe sot Presidentja e Komisionit Europian ishte për një vizitë në Tiranë.

Agron Gjekmarkaj: Po nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe, përkundrazi. Nuk kemi qenë në protestë, por kemi qenë në momente sqaruese sepse nuk ka arsye që ne të protestojmë tek institucionet evropiane sepse nuk na kanë borxh ata. Ne kemi qenë në tempullin e demokracisë që është PE dhe jemi mirëpritur me respekt.

Blendi Fevziu: Si ka funksionuar Gjekmarkaj? Një pjesë ka bërë takime dhe një pjesë kanë qenë vetëm për sensibilizim jashtë…

Agron Gjekmarkaj: Kemi qenë një pjesë që kemi pasur bisedime nga mëngjesi. Unë zoti Bardhi, zoti Noka, zonja Tabaku, zonja Vokshi dhe pjesa tjetër ka qëndruar tek pjesa hyrëse e Parlamentit Europian ku ka zgjuar interes të madh të mediave vendase dhe ndërkombëtare dhe kanë pasur gjithashtu takime me shumë eurodeputet që janë bërë kureshtarë që pse opozita e Shqipërisë në mënyrë unike…

Blendi Fevziu: Cila ka qenë çështja kryesore që ju keni ngritur?

Agron Gjekmarkaj: Çështja që na shqetëson më së shumti është fakti që duke e theksuar që askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të jetë nën ligjin dhe fakti që e gjithë komanda e opozitës është ose në arrest shtëpie, ose në arrest në burg ose kandidat për të hyrë në burg.

Agron Gjekmarkaj: Rasti i fundit që kishte mbërritur para nesh është mënyra e arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta. I kishte habitur fakti që një ish-President arrestohet në mënyrë aq të dhunshme kur mund të arrestohej…

Blendi Fevziu: Kishin dijeni për këtë Gjekmarkaj?

Agron Gjekmarkaj: Padyshim! Lajmi kishte mbërritur atje para nesh dhe sigurisht kishte shkaktuar habi për tonin e fortë të ngjarjes dhe mënyra se si ishte ekzekutuar vendimi kur mund të ishte bërë në forma tjera. Fakti që nuk i është lexuar një akuzë dhe fakti që pretendohet se është ushtruar dhunë, mënyra se si është nxjerrë nga makina, shumë arsye të tjera kishin shkaktuar jo pak habi te parlamentarët evropian që ishin informuar në kohë reale për këtë ngjarje.

Dje GJKKO la në fuqi masat e arrestit me burg për Ilir Metën dhe "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Masa ndryshoi vetëm për Pirro Xhixhon, nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitje. Ndërsa e njëjta masë u la edhe për Ema Çokun, detyrim paraqitje. Versus.al

Poll