POLITIKË /

PS i përgjigjet KQZ: Të bëhet votim dhe numërim elektronik edhe në Tiranë në 2025! Pro edhe LZHK, PD hesht

KQZ pret mendim nga partitë deri në fund të kësaj jave, përpara se të marrë një vendim.

Shkruar nga Versus

PS i përgjigjet KQZ: Të bëhet votim dhe numërim elektronik

Partia Socialiste kërkon që në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës votimi elektronik të aplikohet në qarqet Durrës dhe Elbasan, por në ndryshim nga sa propozoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ato kërkojnë edhe në Tiranë.

Në këtë formë, ato i bashkohen propozimit të LZHK-së, që në Tiranë të ketë votim e numërim elektronik.

“Tirana, ofron lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit, infrastrukturës rrugore dhe zyrave të KQZ, të cilat ndodhen në Tiranë.

Tirana, ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, i cili rezultoi i suksesshëm.

Votimi dhe numërim elektronik në Tiranë, bën më të thjeshtë përpunimin e rezultatit përfundimtar si dhe ofron një proces të drejtë zgjedhor, duke mënjanuar komisionerët politikë të cilët krijojnë vonesa në proces për shkak të lodhjes apo tensioneve midis palëve”, thuhet në letrën e LZHK dërguar KQZ.

Nga ana tjetër, nga Partia Demokratike, partia më e madhe opozitare nuk ka asnjë qëndrim.  KQZ pret mendim nga partitë deri në fund të kësaj jave, përpara se të marrë një vendim. Votimi dhe numërimi elektronik u pilotua për herë të parë në njësinë 10 në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa në lokalet e vitit 2023 u shtri në bashkitë Elbasan, Vorë e Kamzë. 

 

Poll