POLITIKË /

Rama ftoi Sulën t’i bashkohet PS, Berisha: Tregon sa gabim bëri Dashi që zgjodhi të bashkohet me Llapajn

Shkruar nga Versus
Rama ftoi Sulën t’i bashkohet PS, Berisha: Tregon sa gabim bëri
Dashnor Sula dhe Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur lidhur me ftesën që Rama i bëri deputetit demokrat Dashnor Sula për t’u bashkuar me PS-në pas largimit nga demokratët dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha tha se vendi i Sulës është në PD, ndërsa për ftesën e Ramës, Berisha u shpreh se vetëm sa tregoi sesa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Sula për t’u bashkuar me Lapajn dhe më pas për t’u larguar sërish.

“Së pari, Dashnor Sula është një eksponent i PD-së me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD. Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama.

Rama i thotë atij, sa shkon tek Llapaj, hajde tek unë se është njëlloj, po unë të paktën jam unë padroni. Pra, në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn. Sepse ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”- tha Berisha duke sulmuar edhe kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Versus.al

Poll