POLITIKË /

Rama i përgjigjet demokratit: Dhe unë isha antikomunist dhe demokrat, por PD-në e morën komunistët më të këqij

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në New York iu përgjigj një të pranishmi në takim i cili e pyeti nëse do të ketë investime në Dukagjin duke shtuar së është antikomunist dhe demokrat i flaktë. 

Shkruar nga Versus

Rama i përgjigjet demokratit:  Dhe unë isha antikomunist dhe

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në New York iu përgjigj një të pranishmi në takim i cili e pyeti nëse do të ketë investime në Dukagjin duke shtuar së është antikomunist dhe demokrat i flaktë. 

Kreu i qeverisë u shpreh se dhe ai vetë ishte antikomunist dhe demokrat duke shtuar me batutë se u largua pasi PD-në e morën komunistët më të këqij.

Pjesmarrësi në takim: Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Dhëmbi të shkon gjuha. Bashkë kemi komunikuar dhe e kam kur më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat, fol për legalizimin e tokave.

Rama: Dhe unë antikomunist dhe demokrat isha por Partinë Demokratike na e morën komunistët më të  këqinj dhe thashë më mirë po bashkohem me komunistët që nuk e mohojnë nga ka ardhur sesa me ata që kur ishin tek Partia e komunistëve ishin më të zinjtë se komunistët dhe pastaj dolën në anën tjetër dhe filluan të flasin sikur erdhën nga hëna.

E para e dyta siç tregon historia e këtyre viteve Shqipëria nuk është e ndarë në komunist dhe demokratë. Shqipëria është e ndarë mes e para punëtorësh dhe dembela dhe e dyta patriotësh dhe nacionalistët që iu referohen flamurit vetëm për t'u fshehur pas tij dhe e treta mes atyre që Shqipërinë punën e përditshme e shikojnë përtej bindjeve politike dhe shembullin e Shkodrës që solle është shembull më kuptim plotë. 30 vjet e kusur vite mbajtën atë të Partisë tjetër se ne ishim komunista njëherë na dhanë mundësinë shiheni Shkodrën si po ndryshon. Se ne jemi edhe antikomunsitë dhe antifashistë dhe mbi të gjitha se  për ne ka një emërues të përbashkët që është Shqipërisa dhe për Shqipërinë ka një virtyt të përbashkët që është puna./Versus.al

Poll