POLITIKË /

Rama inaguron tunelin e Llogarasë, kreu i qeverisë: Brenda një viti ulim dhe avionin e parë në Vlorë

Rama e ka përshkruar tunelin me atobuz ku shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës dhe njëherësh zv/kryeministre, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Sekretarin i Përgjithshëm Blendi Klosi dhe dhjetëra qytetarë.

Shkruar nga B.SH

Rama inaguron tunelin e Llogarasë, kreu i qeverisë: Brenda një

Kryeministri Edi Rama ka inaguruar ditën e sotme hapjen e tunelit të Llogarasë që do të shkurtojë rrugën nga Dukati në Palasë nga 30 në 7 minuta.

Rama e ka përshkruar tunelin me atobuz ku shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës dhe njëherësh zv/kryeministre, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Sekretarin i Përgjithshëm Blendi Klosi dhe dhjetëra qytetarë.

Gjatë bisedës me qytetarët Rama u shpreh se brenda vitit do të ulet dhe avioni i parë në Vlorë.

Qytetarja: Janë vepra madhore. Ti gëzojnë fëmijët tanë

Rama: Tunelin e kanë premtuar të tërë. Aeroportin e vlorës e kanë premtuar të tërë

Qytetarja: Fjalë burri?

Rama: Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin Blu do e bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashara, do të jetë nga kufiri me Malin e Zi deri te lidhja këtu në autostradën e Fier.

 

 

 

Poll