POLITIKË /

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste, nga ku priten të dalin 12 drejtuesit politik për zgjedhjet 2025

Më 8 shtator kryeministri Edi Rama do të mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, ku do të zgjidhet kryesia e re e partisë dhe sekretariati.

Shkruar nga B.SH
Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste, nga ku priten të
Edi Rama

Më 8 shtator kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Durrës, Asamblenë e re që doli nga 28 korriku.

Asambleja e re ka rreth 350 anëtarë, ndërsa Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre me votën e secilit anëtar, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe lokal.

Kjo Asamble ka si detyrë të zgjedhë dhe kryesinë e re të PS, anëtarët e të cilës pritet të jenë edhe të dërguarit politik në 12 qarqe.

Me ndryshimet partiake, PS do të nisë punën pë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndaj përzgjedhja e njerëzve që do të marrin përsipër drejtimin e fushatave në terren, bashkë me përpilimin e ekipeve dhe kandidatëve, merr më shumë rëndësi në kontekstin e përballjes me kundërshtarin politik.

Pasi Edi Rama  të mbyllë të gjitha çështjet e hapura në parti, Kryeministri do të udhëtojë drejt SHBA, për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, pasi këtë vit në radhë është shefi i qeverisë, jo Presidenti i Republikës./Versus.al

Poll