POLITIKË /

Rama: Opozita të bëhet pjesë e komisionit antikorrupsion, nëse do të vijë në pushtet

Shkruar nga Versus

Rama: Opozita të bëhet pjesë e komisionit antikorrupsion,

Gjatë fjalës së tij në takimin me deputetët, kreu i PS-së Edi Rama foli edhe për pjesëmarrjen e opozitës në komisionin antikorrupsion.

Rama i bëri thirrje opozitës se pjesëmarrja në këtë komision, u vlen nëse duan të vinë në pushtet vitin tjetër, gjë që sipas tij ata nuk e besojnë as vetë.

“Projektrezoluta antikorrupsion. Ky është një ushtrim i shtetit që për hir të së vërtetës i ka të gjithë komponentët në dispozicion sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar, por do të ishte shumë mirë që të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre kombëtare se janë në opozitë.

Nuk janë sot, nuk paraqiten, ndërkohë që komisioni i posaçëm është ngritur për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare qoftë kjo luftë në sallat e seancave e të komisioneve.

Është një hapësirë ku nuk bëhet politikë dite, po ku të gjithë ata që janë brenda këtij perimetri me një mandat nga populli shqiptar duhet të jenë pjesë aq më tepër që i dëgjojmë që do vijnë në pushtet vitin tjetër. Të duash të vish në pushtet vitin tjetër dhe ta mendosh që do vish, do jesh më i interesuari të jesh në këtë tryezë se të gjitha këto do të kesh ti për t’i marrë, qoftë edhe si një kurs parashkollor, kjo mund të vlejë që në momentin kur të marrësh pushtetin të jesh gati, po sigurisht që gjasat janë që askush nga ata që thotë se do marr pushtetin vitin tjetër nuk e beson as vetë që do marrë pushtetin.

I mbyturi që do të mbysë tjetrin që po noton. Ne nuk kemi asnjë arsye të humbasim fokusin nga puna. Me ata ose pa ata ne këtë punë do ta bëjmë se Shqipëria nuk mund të presë që ne të merremi vesh me ata. Ky nuk është kopsht pa drekë, vendet janë aty. Në vendet tona të gjithë anëtarët janë në punë, grupi i ekspertëve po ngrihet, puna do të vijojë”.

 

Poll