
Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin i cili më herët dëshmoi në gjykatën e Hagës për procesin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-liderëve të tjerë të UÇK-së, ka folur sot në podkastin ‘Balkans Debrief’ mbi këtë gjyq.
Një pjesë e intervistës së tij është shpërndarë dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka veçuar frazën “Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi.”
“Unë lutem që kjo të mos ndodhtë. Do të ishte është një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë, që njerëzit që përfaqësuan miliona shqiptarë të Kosovës, të shpalleshin fajtorë mbështetur në asnjë provë që nuk i kam parë kurrë.
Do të ishte një njollë e tmerrshme mbi sistemin juridik ndërkombëtar dhe mendoj që, për shumë kohë më pas vullnetin e ngritur nga gjykata ndërkombëtare të ngjashme. Ndaj shpresoj dhe lutem që kjo mos të ndodhë”, u shpreh Rubin në intervistë. Versus.al

