
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në rezidencën qeveritare Vila 30.
Ministrja Ibrahimaj është shoqëruar nga drejtues të institucioneve në varësi, ndërsa takimi ka si qëllim diskutimin mbi ecurinë dhe axhendën e punës së sektorit ekonomik.
Kujtojmë se dje, Rama zhvilloi takime edhe me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
/Versus.al

