POLITIKË /

Rama vijon “retreat” me socialistët për ditën e tretë/ Ja kryebashkiakët që duan të kandidojnë për deputetë

Sipas burimeve për Versus.al, Rama ka planifikuar të zhvillojë biseda individuale me secilin prej drejtuesve politikë, takime që do të mbahen në një nga vilat qeveritare në Tiranë

Shkruar nga Versus

Rama vijon “retreat” me socialistët për ditën e

Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit. Në këto takime pritet të diskutohet për emrat e kandidatëve që Partia Socialiste do të propozojë në garën zgjedhore.

Sipas burimeve për Versus.al, Rama ka planifikuar të zhvillojë biseda individuale me secilin prej drejtuesve politikë, takime që do të mbahen në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Vendimi përfundimtar për listat pritet të merret më 12 mars, gjatë mbledhjes së kryesisë së PS-së.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Ndërkohë, dje më 8 mars, është mbajtur dita e dytë e një takimi informal mes Ramës, ministrave dhe drejtuesve politikë. Në këtë mbledhje fokusi kryesor ka qenë hartimi i programit qeverisës për periudhën e mbetur të mandatit të tretë.

Nga ana tjetër, vetë kryeministri Rama pritet të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Ai e ka bërë të qartë angazhimin e tij për të udhëhequr fushatën në kryeqytet, sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjithashtu, raportohet se katër kryebashkiakë kanë shprehur interes për t’u përfshirë në listat për deputetë. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo, kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Mema, kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, dhe kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj.

Në listën e mbyllur të kandidatëve, Rama synon të japë përparësi grave dhe vajzave. Ndërsa në listën e hapur do të përfshihen kryesisht figura të Partisë Socialiste që kanë më shumë se dy mandate, duke i lënë ata të garojnë për një vend në Kuvend. /Versus.al/

Tags:

rama biseda

Poll