
Publikimi i emrave të listës së drejtuesve politikë nëpër qarqe ka sjellë zyrtarisht “ndezjen e motorëve” për garën elektorale të zgjedhjeve parlamentare në 2025-ën.
Të ftuar në “Top Story”, deputetët Toni Gogu i PS dhe Agron Gjekmarkaj i PD patën përplasje sa i takon mënyrës së qeverisjes nga ana e socialistëve për të cilët Gjekmarkaj nuk i kurseu akuzat duke i quajtur “hajdutë” dhe theksoi se tashmë ka ardhur koha për rrotacion politik.
Pjesë nga debati mes deputetëve:
Gogu: Kryefjala aty ishte garë, ndryshim, ambicie për të ndryshuar vetën. U lebetita me Gjekmarkaj, tani qenka faji i PS që nxjerr në terren ata që mbledhin vota.
Gjekmarkaj: Në terren keni nxjerr hajdutët, ata që menaxhojnë bandat, dhe ju thoni mesazhi është i qartë
Gogu: Të tjerët i vdiqën politikisht, e tani thonë problemi i PS. Ti Gjekmarkaj si gjuhëtar dhe njohës i letërsisë, ti sheh pas personazheve të ligun
Gjekmarkaj: Keni bllokuar rrotacionin, kryeministri thotë gare, pse nuk tërhiqet Edi Rama
Gogu: Gjëja që ne dëgjuam jemi të pakënaqur me gjendjen tonë
Gjekmarkaj: Po ikni pra se ka të tjerë që bëjnë me mirë, lejoni rrotacionin. Nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne s’ka thonë. 12 vite u shesin shqiptarëve 12 qyfyre. Premtimi i këtyre është do kemi më shumë vjedhje.
Gogu: Ai që mbledh votat është një dragua, vetë është Gjergj Elez Alia, Ulsiu është Balozi. Unë në Pezë nuk shoh dragoj, por qytetarë që kërkojnë rrugën Kombinat Plepa. Ky tani te unë shesh Balozin dhe me plagët e veta do më mundi. Erdhi Belindi kishte ekuipazhin e vet, por për mua demokratët në Pezë janë qytetarë të nderuar. Ky zotëria sheh te unë Balozin. Rri dhe merret me çfarë bëjmë ne.
Gjekmarkaj: Unë nuk hyra në folklore.
Gogu: Dhe qëndrimin e kishe folklorik këmbë mbi këmbë. Ne rrimë si nuse të bukura se jemi gati për të shërbyer
Gjekmarkaj: Ju rrini si skutha.
Të dielën, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e asamblesë të PS në Durrës publikoi emrat e drejtuesve politikë në qarqe dhe ironizoi ekipin e PD-së duke e cilësuar si shumë të dobët dhe me të njëjtat figura. Versus.al







