
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ishte i pari nga krerët e institucioneve të Drejtësisë që nisi raportimin në Kuvend lidhur me veprimtarinë e institucionit të tij përgjatë vitit 2024.
Mes pyetjeve të bëra, iu përgjigj edhe asaj të Agron Gjekmarkajt lidhur me patronazhistët dhe përdorimin e administratës publike si pjesë e krimeve elektorale. Çela tha se janë marrë disa masa lidhur me këtë çështje dhe se hetimet janë në vijim.
“Në dijeninë time ky është krim elektoral e parashikuar si krime elektoral parashikohet si një vepër penale, në vitin 2017. Dhjetë vëzhgues e panë këtë të OSBE/ODHIR e panë këtë. Patronazhistët kanë qenë edhe të punësuar në administratë. Për sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa. Në fakt kjo është çështje e vitit 2025. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, në forcimin e koordinimit institucional me KQZ. Për të pasur një qasje të koordinuar qoftë të masës institucional ose ndër institucionale. Në vijim të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, nga ana jonë u riorganizuan dhe puna dhe brenda sistemit të Prokurorisë. U ngritën senksione të posaçme për të hetuar krimin zgjedhor. Pra këto ishin masat që u morën, për të përforcuar hetimin në lidhje me këto krimin. Janë një sërë çështjesh penale që kanë filluar hetohen.” tha Çela.
Sa i takon një pyetje tjetër për ndërtimet pa leje, Çela tha se vetëm për vitin 2024, 400 persona janë dënuar për ndërtim pa leje.
“Unë mund t’ju jap shifrat e vitit 2024. Janë shumë çështje sepse çdo vit ka numër të lartë për këto çështje. Për vitin 2024, kanë qenë 1130 procedime për ndërtim të paligjshëm. Numri i të pandehurve të dënuar ka qenë 400. Pra duket se ka një aktivitet të kryer nga prokuroria kundër këtij fenomeni. Nuk mundet të jap sot një të dhënë mbi faktin se në cilat raste mund të ketë patur nga IKMT”- shtoi kreu i Prokurorisë së Përgjithshme. Versus.al

