Fushata e PS për zgjedhjet e 11 majit ka nisur me një takim të veçantë dedikuar grave dhe vajzave, të zhvilluar njëkohësisht në 12 qarqet e vendit.
Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij, theksoi rolin kyç që kanë nënat, motrat dhe bijat shqiptare në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
“Janë gratë që mbajnë peshën më të madhe në çdo sfidë, dhe kjo betejë politike nuk bën përjashtim,” tha Rama.
Ndërsa Evis Kushi, drejtuesja e Forumit të Gruas Socialiste, nënvizoi transformimin e PS nga një “shtëpi burrash” në një forcë gjithëpërfshirëse, ku gratë zënë tashmë 36% të përfaqësimit.
Fushata ka nisur dhe garat janë hapur — në qendër të saj, energjia dhe angazhimi i grave shqiptare! /Versus.al/








