POLITIKË /

Salianji “sfidon” sërish Berishën, nesër takim me demokratët e Shkodrës

Shkruar nga Versus

Salianji “sfidon” sërish Berishën, nesër takim me

Ervin Salianji pavarësisht përplasjeve me kreun e PD-së, Sali Berishën nuk heq dorë nga takimi me demokratët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji njofton se ditën e nesërme në orën 18:00, do të organizojë takim jashtë programit të kryetarit të Partisë Demokratike.

Takimi i fundit në Elbasan, u shoqërua me akuza nga ana e Sali Berishës dhe Flamur Nokës, të cilët deklaruan se Suel Çela e kishte ndihmuar Ervin Salianjin të grumbullonte njerëzit. Disa e konsiderojnë lëvizjen si manovër për ti marrë drejtimin e PD-së, Sali Berishës, ndërsa të tjerë mendojnë se do të krijojë forcë të re politike, temë e cila është bërë “mollë sherri” mes demokratëve.

Berisha ka deklaruar disa herë se Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike, dhe se ka kaluar vijën e kuqe të kësaj force politike. Pavarësisht se Salianji ishte i pranishëm në protestën e 22 dhjetorit, Berisha akoma nuk i ka zbutur tonet./Versus.al

 

 

Poll