POLITIKË /

Berisha cakton janarin si muajin e protestave: Të rikthehemi në shesh çdo natë deri në rrëzimin e Ramës

Shkruar nga Versus

Berisha cakton janarin si muajin e protestave: Të rikthehemi në shesh

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë foltores së mbajtur me anëtarët demokratë të Manzës foli lidhur me protestat që pritet të zhvillohen në vazhdim kundër qeverisë së Ramës. Berisha caktoi janarin si muajin e protestave, ndërsa përsëiriti se dhuna nuk është rruga për rrëzimin e qeverisë.

Ai u tha të pranishmëve se duhet të ketë një betim për të zënë sheshin dhe për t’u rikthyer aty çdo natë derisa Edi Rama të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

“I përzumë në 2005-ën me votë. Tani Edi Rama që mendon se do t’i vjedhë qytetarët dhe do mbrohet aty ku është, të gjejë vrimën e miut ku të futet. Në mënyrë absolute, jo.  E patë se çfarë jehone botërore pati qëndresa në parlament e deputetëve dhe protesta e datës 22. E jashtëzakonshme! Ishte betejë e fituar nga ne në rrafshin e së drejtës.

Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t'i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo.

Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri.

Dhe unë jam i bindur se populli opozitar, populli i Manzës, i Durrësit e i gjithë Shqipërisë, do të jetë në lartësinë e këtij misioni. Lartësinë e shpëtimit të Shqipërisë, të shpëtimit të opozitës, të shpëtimit të kombit shqiptar, që po rrokulliset në mënyrën më të keqe.  Edhe një herë, gëzuar festat dhe lartësinë e misionit tonë. Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll