Gjatë një interviste mediatike, aktori i njohur Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëria renditët si një nga vendet me resurset më të mëdha, sërish qytetarët paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, ujin dhe naftën.
Më tej artisti ka deklaruar se ky dështim është i politikanëve, të cilët sipas tij, nuk i kanë dhënë gjërat më minimale shqiptarëve.
Albano Bogdo: Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për kokë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Dhe në këto hidrocentrale mund të ndërtohen me qindra hodrocentrale dhe mund ta kemi korrentin falas, fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare.
Asnjë artist nuk del të thojë që paga u bë nga 400 në 500 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, siç ua kapën mat aty. Brekët më të lira i kishin 500 mijë lekë, aq sa ne kemi pagën minimale. Si nuk del që nuk flet se ka 40 vjet që vidhet nafta, nuk po flas për vetëm për Ramën, por po flas për të gjithë bashkë, që nga Ismail Qemali e deri ky që është sot. Asnjë se rregulloi dot që të kemi ujë, drita dhe naftën tonë që del ta kemi ne. Duhet ta kishim falas dhe ne e kemi më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, deklaroi Bogdo në Qoa Vadis në Vizion Plus.
Por një kritikë të fortë Albano Bogdo kishte edhe për kolegët e tij, teksa aktori ka shpërthyer ndaj tyre duke i quajtur si “një m*t i madh në Shqipëri”.
Po ashtu, ai tha se kolegët e tij të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë.
“Doni politikë ju? Kjo është kartolina ime për vitin e ri, artistët janë një m*t i madh në Shqipëri. Të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë. Të gjithë ulin kokën se kanë frikë nga pronarët e mediave dhe askush nuk e thotë të vërtetën në sy, e vërteta është që ne jemi një komb fatkeq, dhe shyqyr që kemi këto festat që të takojmë dhe të puthim njëri-tjetrin.

