MAGAZINË /

"Lojtarët janë të nivelit të lartë", Sylvinho u tregon brazilianëve për Kombëtaren Shqiptare

Shkruar nga Versus

"Lojtarët janë të nivelit të lartë", Sylvinho

Në mars të vitit të ardhshëm, Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka një përballje shumë të fortë në Varshavë, atë kundër Polonisë për fazën play-off të Botërorit 2026. Më 26 mars ekipi i drejtuar nga Sylvinho kërkon historinë, edhe pse për t'u fituar janë dy ndeshje.

Teksa ëndërron drejt Botërorit 2026 që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Sylvinho foli për ESPN në Brazil dhe tha se kundërshtarët e Shqipërisë kanë qenë të vështirë.

"Është një mundësi shumë e rëndësishme për ekipin, federatën dhe për të gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur short të vështirë, por këto janë sfida që duhen përballuar. Nga janari do të nisim ndjekjen nga afër të lojtarëve tanë dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje.

Poloninë e njohim mirë, kemi luajtur me ta së fundmi. Kanë ndërruar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe janë të një niveli shumë të lartë. Ata janë në fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë rritjeje.

Avantazhet? Është e vështirë t’i përcaktosh. Janë 90 minuta, por gjithçka mund të ndryshojë brenda pak sekondash. Lojtarët tanë janë mësuar me ndeshje të forta. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani", tha mes të tjerash trajneri i Kombëtares.

Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen play-off më 26 mars 2026 në Varshavë. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë më 31 mars finalen vendimtare ndaj fituesit të çiftit Ukrainë - Suedi.

Poll