AKTUALITET /

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Shkruar nga Versus

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Shoferi i kamionit humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Raportohet se drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri morën dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Shkodër. Aktualisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e aksidentit./Versus.al

Poll