AKTUALITET /

Radhë kilometrike me makina në aksin Elbasan-Librazhd

Shkruar nga Versus

Radhë kilometrike me makina në aksin Elbasan-Librazhd

Që prej pasdites së sotme, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është krijuar trafik i rënduar me automjete.

Shkak për krijimin e trafikut, janë bërë punimet në këtë segment. Shumë qytetarë zgjedhin Korçën si destinacion për të kaluar festat e fundvitit, gjë e cila rrit numrin e mjeteve që lëvizin në këtë rrugë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, të shmangin udhëtimet gjatë orëve që ka ngarkesë./Versus.al

Poll