
Ditën e sotme është diagnostifikuar rasti i parë i fruthit në Shqipëri. Mësohet se i infektuar është një fëmijë që kishte ardhur me familjen e tij nga Anglia së fundmi.
I mituri rezulton i pavaksinuar. Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.
Ndërkohë mjekët dhe ekspertë të ISHP kanë bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve. Versus.al

