MAGAZINË /

"Skuadra jonë më e mirë se e Kosovës", Duka: Duhet të kemi një kombëtare të përbashkët

Shkruar nga Versus

"Skuadra jonë më e mirë se e Kosovës", Duka: Duhet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për moderatoren Arbana Osmani ku ka folur mbi aspekte të ndryshme si të jetës private, ashtu edhe të asaj profesionale.

Sa i takon sportit, i pyetur për Kombëtaren e futbollit të Kosovës, Duka tha se Kombëtarja e Shqipërisë është më e mirë në aspektin profesional.

“Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin”- tha Duka.

Më tej ai shtoi se duhet që shqiptarët të kenë vetëm një kombëtare duke qenë se jemi një komb dhe duke qenë bashkë kanë më shumë potencial.  

“Ne duhet të kemi një Kombëtare. Por kjo nuk varet as nga unë dhe as nga ti. Unë kështu e mendoj, por nuk kemi gjë në dorë. Për sa kohë jemi dy shtete më një komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate. Nëse jemi bashkë jemi një vend më i madh, kemi potencial më shumë, jemi treg më i madh. Në të gjitha këndvështrimet është më mirë mendoj, jo vetëm në futboll”- shtoi Duka. Versus.al

Poll