MAGAZINË /

Keni plane për Vitin e Ri? Paralajmërimi i sinoptikanit: Acari “pushton” Shqipërinë në ditët në vijim

Për këtë fundjavë, sinoptikani ka deklaruar se moti do të jetë i kthjellët por temperaturat, priten që të jenë të ulta dhe vlerat pritet që të kapin -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

Shkruar nga Versus

Keni plane për Vitin e Ri? Paralajmërimi i sinoptikanit: Acari

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve.

Për këtë fundjavë, sinoptikani ka deklaruar se moti do të jetë i kthjellët por temperaturat, priten që të jenë të ulta dhe vlerat pritet që të kapin -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

Jahaj: Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta.

Moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë në të gjithë territorin me vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale për fundjavën priten të kapin vlerat -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

Por duke filluar nga dita e hënë dhe e martë deri në ditët e ndërrimit të viteve kryesisht datat 31 dhjetor dhe 1 janar pritet të jenë të acarta, në relievet malore do të jenë -8 dhe -9 gradë, në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë, ndërsa në bregdet 0 deri në -1 gradë celcius.

Temperaturat e mesditës gjatë fundjavës do të jenë 13 dhe 14 gradë, ndërsa për ditët e ndërrimit të viteve pritet të mos kalojnë vlerat 7 dhe 8 gradë përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut.

Tags:

moti

Poll