Polemikat mes Lulzim Bashës, dhe kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe sot, me replika publike të mbështetura me nota ironie dhe referenca nga muzika e njohur.
Pas ironive të Bashës, i cili në një dalje publike përdori vargje nga këngët e Unikatilit për të goditur Ramën dhe aleatët e tij, kryeministri nuk ka vonuar me një kundërpërgjigje.
Basha e kishte thumbuar Ramën duke pyetur: “Me çfarë këmishësh i ke veshur shokët? Të natës apo këmishë burgu?”
Në përgjigje, Edi Rama postoi një video me një pjesë nga një këngë e Unikatilit, ku dëgjohet:
“Se nuk po kupton që nuk mundesh me mu / Sa herë ke provu çdo herë ke dështu.”
View this post on Instagram
Kryeministri shtoi gjithashtu:
“Mos më qaj hallin mua! Një bie, mijëra ngrihen. Nuk është kënetë ajo ku të përzunë ty, por nder që të bënë. Dhe nuk është as ndonjë lugë ku je mbytur. Ndalo pak, kap ndonjë pasagjer demokrat, se po të hëngri bufi të gjithë!”
Rama i ka bërë thirrje Bashës të fokusohet tek fushata dhe jo tek halli i socialistëve, duke e sfiduar të kërkojë mbështetjen e demokratëve të Berishës. /Versus.al/







