POLITIKË /

Seanca plenare nis ndryshe/ Socialistë dhe demokratë mbajnë 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish deputetit

Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur ndryshe. Maxhoranca dhe opozita janë bërë bashkë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të ish deputetit socialist Andis Harasani, përpara se të niste rendi i ditës.

Shkruar nga Versus

Seanca plenare nis ndryshe/ Socialistë dhe demokratë mbajnë 1

Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur ndryshe. Maxhoranca dhe opozita janë bërë bashkë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të ish deputetit socialist Andis Harasani, përpara se të niste rendi i ditës.

Pas ndërhyrjeve të demokratëve për të ndjerin, Kryetarja e Kuvendit kërkoi që të mos bëhet politikë me vdekjen. Një përgjigje pati dhe ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla.

Sali  Berisha: Nuk mund të mohohet që ju e përzutë atë. E duhet të kërkoni ndjesë. E përzuri Rilindja. Nuk pranoi të bënte kompromis me të keqen. Mund ti kërkoni ndjesë

Elisa Spiropali: Largimi i njeriut nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh elektorale”

Balla: Po bëni politikë me vdekjen. Bufi e korbi janë një. Ju lutem lini familjen të kalojë këtë moment të vështirë. 

Dash Sula: E përzutë nga Shqipëria dhe e keni përndjekur dhe atje.

Harasani u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste për 2 legjislatura u nda nga jeta në moshën 54- vjeçare. /Versus.al/

Poll