POLITIKË /

Shiti sekretin hetimor kur ishte te ‘Siguria’, detaje të reja për Çyrbjan: Dyshohet se pagoi për t’u bërë deputet

Ish-deputeti socialist dyshohet se lajmëroi Altin Hajrin, kreun e grupit kriminal "Hajri" për urdhrin e arrestimit të tij.

Shkruar nga Versus
Shiti sekretin hetimor kur ishte te ‘Siguria’, detaje të reja
Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS

Në dosjen që SPAK po heton për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, ky i fundit akuzohet se ka shitur sekretin shtetëror gjatë kohës që ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe një ndër akuzat ndaj tij është “tregtimi i sekretit shtetëror”.

Ndër të tjera, dyshohet gjithashtu se Çyrbja ka paguar për të qenë në listën e sigurtë për deputet të PS dhe lidhur me këtë fakt priten arrestime të tjera. Ahmet Masha, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme dyshohet se bleu vota për Jurgis Çyrbjan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Sipas SPAK në përgjimet e “Sky Ecc” janë bërë komunikime mes kreut të grupit kriminal “Hajri”, Altin Hajrit dhe personazheve të botës së krimit për ta futur Çyrbjan në listën e sigurt për deputet të PS. Versus.al

Poll