
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. dy javë para se të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e barazisë së pjesmarrëve në tendera apo ankande publike’ në kohën kur ai ishte ish-kreu I Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Në dokument thuhet se nga hetimet ka rezultuar se "Korporata Elektroenergjitike Shqiptare" sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë, tender i cili është fituar nga "CONSULTING & MANAGEMENT ALBANIA", në pronësi të Ervis Myftarit.
Tenderi ishte shënjuar me flamur të kuq nga "Open Procurement", për shkak të mungesës së konkurrencës.
për dosjen që duket se ka hapur SPAK, më shumë detaje do të mësojmë në një moment të dytë, pasi më 23 prill, prokurori i çështjes, Dritan Prençi ka kërkuar shtyrjen e hetimeve për 3 muaj të tjerë. /Versus.al







