POLITIKË /

Shtyhet me disa muaj publikimi i të dhënave të Censit të Popullsisë! Spaho-Dhulit: Më pak se 1.7 mln banorë në vend

INSTAT ka shtyrë për më shumë se tre muaj afatin e publikimit të të dhënave të Censit të Popullsisë të zhvilluar vitin e kaluar.

Shkruar nga Versus
Shtyhet me disa muaj publikimi i të dhënave të Censit të
Elsa Dhuli dhe Edmond Spaho gjatë raportimit të INSTAT në komisionin për Ekonominë dhe Financat

Tiranë- Të dhënat e Censit të vitit 2023 nuk do të publikohen në 19 qershor ashtu siç pritej. Gjatë raportimit të bërë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimarinë e INSTAT gjatë vitit 2023, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka bërë me dije se të dhënat do të bëhen publike në tetor të këtij viti, duke e shtyrë kështu afatin e publikimit me disa muaj.

“INSTAT do t’i bëjë publike rezultatet kryesore të censit të popullsisë dhe banesave në qershor 2024, dhe të dhënat e detajuara do të publike në tetor të vitit 2024”, tha Elsa Dhuli.

Gjatë raportimit të bërë nga Dhuli, deputeti demokrat e pyeti për vonesën e publikimit të të dhënave dhe ngiti pretendime se sipas tij, numri i banorëve në Shqipëri është nën 1.7 milionë.

“Pse është shtyrë Cens-i, ka pretendime që numri i shqiptarëve është nën 1.7 mln banor, dhe kjo është arsyeja pse është shtyrë censi? Cens-in këtë herë e keni bërë online dhe të dhënat duhet të dilnin në një kohë rekord, edhe KE ju ka kërkuar të publikoni të dhënat në kohë. Ju nuk e zbatuat dhe vazhdoni ta shtyni publikimin e të dhënave. Më kanë ardhur anketues dy herë në shtëpinë time, dhe më thanë që ju kanë dalë të dhënat e ulëta dhe po bëjnë ri-regjistrim”, u shpreh Spaho mes të tjerash.