POLITIKË /

Shtyhet vendimi për Salianjin, deputeti: Më goditën politikisht. Padi në SPAK për Fatmir Xhafajn

Gjatë një pronocimi për mediat pasi doli nga Gjykata, deputeti u shprehur se e gjitha kjo bëhet për ta goditur atë politikisht si përfaqësues i opozitës.

Shkruar nga Versus
Shtyhet vendimi për Salianjin, deputeti: Më goditën politikisht.
Ervin Salianji para Gjykatës e Apelit

Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat, Ervin Salianji, u shty për në datën 26 shtator.

Gjatë një pronocimi për mediat pasi doli nga Gjykata, deputeti u shprehur se e gjitha kjo bëhet për ta goditur atë politikisht si përfaqësues i opozitës.

Salianji: Avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Prokurori nuk kujdeset të kuptojë që nuk është videoregjistrim, por audio regjistrim. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan.

Deputeti u shpreh gjithashtu se do bënte edhe kallëzim në SPAK për këtë dosje, ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni që dha vendimin në shkallën e parë dhe që e quajti “shërbëtor të bandës së Lushnjës”, ndaj Fatmir Xhafës që sipas tij e zë ligji Antimafia, pasi ka vëllanë e dënuar për drogë në Itali dhe të gjithë të tjerëve.

“Do depozitojmë kallëzim për këtë çështje, për Fatmir Xhafën si subjekt i Ligjit Antimafia, për gjyqtarin e çështjes dhe të tjerët. Fatmir Xhafa nuk po hetohet. Çfarë e pengon të SPAK që të hetojë Fatmir Xhafën, që ka vëllanë të dënuar për drogë në Itali. Apo e pengojnë kullat e ndërtuara dhe aksionet në një prej bankave të nivelit të dytë. Do i denoncojmë të gjitha, se i kemi. Do t’i demontoj në çdo lloj forme”, tha Salianji./Versus.al

Poll