POLITIKË /

“S’je robot, o shok”! Akademia Politike i uron ditëlindjen Ramës me një video të krijuar nga IA

Në rrjetet sociale, akademia e cilëson urimin si një përshëndetje për “partizanin e Inteligjencës Artificiale”, ndërsa vetë Rama e ka shpërndarë videon në profilin e tij.

Shkruar nga Versus

“S’je robot, o shok”! Akademia Politike i uron

Sot, më 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Akademia Politike e Partisë Socialiste i ka dedikuar një video urimi të veçantë, të krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Në rrjetet sociale, akademia e cilëson urimin si një përshëndetje për “partizanin e Inteligjencës Artificiale”, ndërsa vetë Rama e ka shpërndarë videon në profilin e tij.

Kënga e krijuar përmes AI-së thekson angazhimin dhe figurën e kreut të qeverisë, duke përmendur punën e tij intensive, veshjet karakteristike, përdorimin e rrjeteve sociale, por edhe stilin e tij të komunikimit. Në mesazhin e tyre, anëtarët e Akademisë i bëjnë thirrje simbolike: “Ndalu pak se s’je robot, o shok!”

Për këtë ditë, ata kërkojnë të lihen mënjanë fjalimet e zakonshme politike dhe t’i jepet vendi urimeve: “Është dita jote, një çast për reflektim. Është dita jote me urime pa mbarim.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Tags:

edi rama

Poll