POLITIKË /

“S’ka makiazh trampist që ju mbulon”, Rama ironizon drejtuesin e fushatës së PD, Chris Lacivita

Shkruar nga Versus
“S’ka makiazh trampist që ju mbulon”, Rama ironizon
Lacivita dhe Rama

Kryeministri Edi Rama u përqendrua sërish në Reformën në Drejtësi duke deklaruar se PS është e vetmja garante për vazhdimësinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në këtë mënyrë, ai ironizoi edhe deklaratat e Berishës, ndërsa thumboi Chris Lacivita-n, drejtuesin amerikan të fushatës elektorale të PD.

“Ne jemi garancia për Reformën në Drejtësi. Të tjerët janë përbetuar se do shkrijnë Reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK-un. Hallet e tyre me drejtësinë janë më të mëdha sesa lidhja e tyre me interesin kombëtar. Nuk ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të  bërë një makjazh trampist së atyre forcave që dyshon këtë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës që ndan nëse shqiptarët do të mbeten si ndonjë shtet tjetër këtu në rajon që e ka të ardhmen e paqartë. Ne nuk jemi Bosnje Hercegovina, por na duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur këto vite”- u shpreh Rama.

Ndërsa theksoi se pas anëtarësimit në BE, Reforma në Drejtësi nuk do të ishte më e kërcënuar.

“Në momentin që ulemi në BE, nuk ka më shans asnjë pushtet të thotë se do shkrijë Reformën në Drejtësi”- shtoi kryeministri. Versus.al

 

Poll