POLITIKË /

Sot vendimi për ‘Babalen’, Salianji në gjykatë! Me vete ka si gjithmonë ‘armatën’ e deputetëve

Njëri pas tjetrit, 16 deputetët demokratë kanë hyrë në sallën ku do mbahet seanca gjyqësore e Apelit të Tiranës për dosjen 'Babale'.

Shkruar nga Versus

Sot vendimi për ‘Babalen’, Salianji në gjykatë! Me

Tiranë- Sot në gjykatën e Apelit mbahet seanca gjyqësore ku pritet të jepet vendimi për dosjen ‘Babale’ për të cilën deputeti demokrat është i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Salianji është paraqitur në gjykatë i shoqëruar me grupin e deputetëve të PD ashtu si në seancat e tjera. Një ndër provat që po administron gjykata e Apelit, është vendimi i GJKKO për pushimin e çështjes ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj që asokohe akuzohej nga Salianji se ishte në dijeni për trafikun e drogës që vëllai i tij kryente në Itali ku sipas tij ishte dhe i dënuar.

Më herët, kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar procesin ndaj Salianjit si tentativë të Ramës për përndjekjen politike të opozitës me qëllim që të sigurojë mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Versus.al

 

Poll