POLITIKË /

SPAK konfirmoi bisedat e sajuara për të, Bardhi: Dikujt i kanë djegur të vërtetat, gënjeshtra nuk zgjati as 1 javë

Shkruar nga Versus
SPAK konfirmoi bisedat e sajuara për të, Bardhi: Dikujt i kanë
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi

I pyetur nga gazetarët për një reagim pasi SPAK konfirmoi se mesazhet ku përmendej emri i tij në Sky Ecc, ishin sajesë, Gazment Bardhi tha se ishte një tentativë e dështuar për të njollosur këdo që guxon të thotë të vërtetën. Ai përsëriti akuzat se ministra të qeverisë janë pjesë e dosjeve të SPAK për lidhjet me krimin e organizuar.

“Ka politikanë të lartë të mazhorancës që janë të përmendur në dosjet e SPAK për lidhje me krimin e organizuar. Ishte tentativë e orkestruar për të bërë pis këdo që ka vendosur të thotë të vërtetën. Nuk mund të fshihen lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe dhe duke i publikuar si mesazhe të vërteta”- tha kreu i grupit parlamentar të PD.

Sipas Bardhit, nevoja për të sajuar biseda të tilla tregon se akuzat që opozita bën ndaj qeverisë janë të vërteta dhe theksoi se është në interesin e SPAK zbardhja e burimit të mesazheve të tilla të sajuara.

“Fakti që kanë nevojë për të sajuar rrethana të tilla, konfirmon të vërtetat që themi çdo ditë. Dikujt që nuk i djeg e vërteta, nuk ka nevojë të sajojë mesazhe që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Unë kam besim se është edhe në interes të SPAK për të zbuluar autorët e këtyre sajimeve. Kjo i dëmton reputacionin SPAK-ut pasi pretendohet se janë dokumente me përgjime të dala prej aty”- deklaroi më tej Bardhi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: