POLITIKË /

“SPAK s’do ekzistojë, prokurorët do kenë fatin e bandave”, Rama i përgjigjet Berishës: ‘Noc Rrokun’, s’do marrësh vota

Shkruar nga Versus

“SPAK s’do ekzistojë, prokurorët do kenë fatin e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë ditën e sotme para mediave, ku tha se nëse PD vjen në pushtet, SPAK-u nuk do të ekzistojë më si institucion.

Berisha tha se Prokuroria e Posaçme është përdorur politikisht për goditjen e kundërshtarëve të qeverisë.

“Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje se rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli”- tha Berisha.

Ndërsa nuk vonoi as reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili tha se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur sepse Berisha nuk do të marrë votat për të formuar qeverinë.

“Ka thënë se po u dhatë votën, do reagojnë duke e shkrirë SPAK-un. Natyrisht nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë çfarë i bëjnë fare. Nga ana tjetër ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen e drejtësisë së re dhe nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, por ka ardhur koha të ngremë zërin për standartet e këtij procesi”- u shpreh Rama në rubrikën “Sy m’sy”.

Më tej reagoi sërish duke publikuar një video të një bufi, me mbishkrimin sipër postimit “Noc Rrokun”. Versus.al

Poll