POLITIKË /

“Të vëmë krahë e të fluturojmë”, Rama: Kemi ikur nga faza e mbijetesës kur dilnin me tezga në rrugë

Rama nxiti edhe kryebashkiakët që të angazhohen më shumë në fshatra sa i takon bujqësisë e zhvillimit rural.

Shkruar nga Versus
“Të vëmë krahë e të fluturojmë”, Rama:
Edi Rama, kreu i qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në një takim me fermerë e sipërmarrës për buxhetin 2026. Ai tha se bujqësia nuk është më në fazën e mbijetesës si në kohën kur PS mori pushtetin. Sipas Ramës, bujqësia nuk është më peng i lëmoshave elektorale.

Ndërsa bëri thirrje që të ketë akoma më shumë iniciativë për të vijuar punën dhe për të qenë gati kur vendi të jetë anëtar i Bashkimit Europian.

“Kemi ikur nga faza e mbijetesës kemi ikur nga koha kur të gjithë turreshin në rrugë për ta shitur prodhimin e tyre nëpër tezga të ndërtuara buzë rrugëve kombëtare. Kemi ikur nga koha kur pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës, kemi ikur nga koha kur bujqësia funksiononte me lëmosha elektorale. Kemi ikur nga koha kur ata që punonin heroikisht dhe prodhonin ishin komplet të braktisur. Sot jemi në një kohë tjetër. Por ndërkohë që ne kemi ecur, ajo bota atje ku ne duam të bëhemi pjesë ka fluturuar. Prandaj duhet të vëmë krah dhe të fluturojmë duke qenë më shumë ambicioz.

Ju, shumica këtu çoheni pa gdhirë, i lini fëmijët në gjumë  dhe i gjeni në gjumë. Kjo ju ka sjellë deri këtu, pork jo nuk mjafton më. Duhet të bëjmë që paraja të mos mungojë për projektet, për investimet, për transformimet e nevojshme për femrat tuaja”- tha Rama. Versus.al

Poll