POLITIKË /

Tensione para Kryeministrisë: Lapaj akuzon policinë për dhunë ndaj protestuesve

Përplasje verbale dhe thirrje për ambulancë gjatë protestës së thirrur nga Adriatik Lapaj

Shkruar nga Versus

Tensione para Kryeministrisë: Lapaj akuzon policinë për

Situata u përshkallëzua gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, të thirrur nga Adriatik Lapaj, ku tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit kaluan nga përplasjet verbale në akuza të drejtpërdrejta për dhunë policore.

Në kulmin e protestës, Lapaj u dëgjua të akuzonte policinë se kishte ushtruar dhunë ndaj një protestuesi, duke deklaruar se një qytetar ishte lënduar gjatë ndërhyrjes së uniformave blu. Si pasojë, në vendngjarje u kërkua ndërhyrja e ambulancës, ndërsa thirrjet për ndihmë mjekësore dhe reagimet e protestuesve e rënduan më tej klimën përpara godinës së Kryeministrisë.

Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme nga turma, e cila kërkoi llogari për veprimet e policisë, ndërkohë që forcat e rendit qëndruan në perimetër për të mbajtur nën kontroll situatën. Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me akuzat e ngritura nga organizatorët e protestës.

Tensione para Kryeministrisë: Lapaj akuzon policinë për

Pak minuta më vonë, protesta mori një tjetër dimension. Adriatik Lapaj u shfaq duke treguar publikisht portokalle, bidonë me ujë dhe batanije të mbledhura para Kryeministrisë, të cilat, sipas tij, ishin paraqitur si “mjete të rrezikshme” që protestuesit do të përdornin kundër institucionit.

Tensione para Kryeministrisë: Lapaj akuzon policinë për

Me gjuhë të ashpër, Lapaj deklaroi: “Këto janë raketat, molotovët dhe tanket që do përdornin kundër këtij sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së le*hit”.

Poll