
Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama në Podkastin FLASIM komentoi votimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe tensionet që shkaktoi opozita në parlament.
Rama tha se deputetët e opozitës treguan muskujt dhe kërcënuan për llogari të Sali Berishës të cilin e quajti një “dordolec 100 vjeçar”.
“Opozita vuri në punë muskulaturën dhe filloi avazin e kërcënimeve për llogari të një dordoleci 100 vjeçar.
I dhanë firmat Shabanit pastaj e mohuan dhe dolën kundër. Ky ishte i vetmi qorr nga dordolecët e opozitës që ishte kandidatura më e mirë. Opozita u tregua qesharake dhe të lodhur nga mendja.
Askush nuk mund të na imponojnë budallallëkun, Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh por ne zgjodhëm kandidat nga opozita. Ata që u bënë pishman të vënë mend për herë tjetër”, deklaroi Rama në Podkastin FLASIM.
Rama sqaroi se socialistët votuan Endri Shabani i cili ishte kanditaturë që vinte nga opozita, pavarësisht se ky i fundit ka qenë kundër mazhorancës./Versus.al


