POLITIKË /

Tensionohet situata në Kuvend, Bardhi dhe Noka i afrohen foltores, bllokohen nga Garda

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka krkuar pesë minuta pushim pasi deputetët e PD-s kishin rrethuar foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre për të vijuar një seancë në kushte normale.

Shkruar nga B.SH

Tensionohet situata në Kuvend, Bardhi dhe Noka i afrohen foltores,

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes grupit parlamentar të PD-së dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.

Kjo e fundit ka kërkuar pesë minuta pushim pasi deputetët e PD-së rrethuan foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre për të vijuar një seancë në kushte normale.

Ata kanë kërkuar një interpelancë me Edi Ramën, gjë që është rrëzuar, vendim ky që ka sjellë më pas dhe reagimin.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Kërkoj nga ju të respektoni rregulloren për fyerjen që i bëri një koleg me fjalë të poshtra, Bardhit. Është e drejtë e çdo deputeti të bëjë politikë, por jo të fyej.

Linda Nikolla: Nuk ke të drejtë të flasë për shkresën

Dashnor Sula: Më jep mundësinë që të shprehem…. Në bashki është ka grup kriminal…

Lindita Nikolla: As kjo nuk është procedurë, po ua ndërpres fjalën. Ju lutem uluni në vend tuaja! 5 minuta pushim.

Poll