POLITIKË /

Çuçi mbledh këshilltarët për pasuesin e Dredhës në bashkinë Vlorë, socialistët nuk e presin mirë

Shkruar nga Versus

Çuçi mbledh këshilltarët për pasuesin e

I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot një mbledhje ditën e sotme për të diskutuar mbi një emër pasues për Ermal Dredhën në krye të bashkisë së Vlorës.

Mësohet se Çuçi u ka kërkuar këshilltarëve që të dalin me një emër deri në ditën e hënë. Por sipas tij emri më i përshtatshëm për të pasuar Dredhën është Elis Halili. Ndërsa këshilltarët nuk e kanë pritur mirë këtë, me pretendimin se Halilin nuk e njohin mirë.

Në mbledhje mori pjesë edhe vetë Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhjen për lënien e mandatit në mes.

“Mund të kishim bërë edhe më shumë, por kemi bërë më të mirën për qytetin”, tha Dredha i cili së fundmi ka qenë pre e kritikave të vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama. Versus.al

Poll