POLITIKË /

VIDEO/ ‘E masakruan, t’i japim një përqafim’ Meloni falendëron Ramën për marrëveshjen e emigrantëve

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në takimin e fundit të saj elektoral të saj ka falenderuan kryeministrin shqiptar Edi Ramën për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes dy shteteve.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ ‘E masakruan, t’i japim një përqafim’ Meloni

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në takimin e fundit të saj elektoral ka falenderuar kryeministrin shqiptar Edi Ramën për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes dy shteteve.

Meloni u tha mbështetësve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim për shkak të ndihmës që i ka dhënë Italisë.

“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

 

Poll