
Tiranë- Ish-deputeti i PD dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Spahia hyri i shoqëruar në ambientet e SPAK, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij. Në dalje, i pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes së tij në SPAK, Spahia nuk zbuloi detaje duke thënë se ishte thirrur lidhur me diçka që nuk ka interes publik.
Spahia u betua si kryebashkiak i Shkodrës më 31 mars, pas zgjedhjeve të pjesshme të zhvilluara në 6 bashki. Postin e mbajti për vetëm 10 muaj, deri më 14 maj 2023 kur u mposht nga rivali i tij socialist Benet Beci në zgjedhjet lokale të 14 majit. Versus.al







