POLITIKË /

VIDEO/ Me pranga dhe letra në duar, momenti kur biznesmeni i 'Sterilizimit' 100 mln eurosh mbërrin në komision

Pasditen e sotme pritet të dëshmojë dhe ortaku italian i Ilir Rrapajt, Umbro Staccini.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me pranga dhe letra në duar, momenti kur biznesmeni i

Ky është momenti kur Ilir Rrapaj, biznesmeni që me kompaninë e tij “SaniService” fitoi tenderin për koncesionin e Sterilizimit, u paraqit për të dëshmuar në komisionin hetimor.

Me pranga në duar ku mban një tufë letrash, biznesmeni i burgosur që prej gushtit të vitit të kaluar u shoqërua nga forca të shumta policie për në sallën ku mbahet mbledhja e komisionit hetimor të koncesioneve në Shëndetësi.

Ai do të pytetet mbi rrethanat në të cilat ai u shpall fitues i tenderit për koncesionin, ndërsa më vonë rreth orës 18:00 është parashikuar të pyetet edhe ortaku i tij italian Umbro Staccini. Versus.al



Poll