POLITIKË /

Vota e diasporës, KQZ përfundon shqyrtimin, mbi 245 mijë emigrantë do votojnë në zgjedhjet e 11 majit

Italia është vendi me më së shumti emigrantë shqiptarë të regjistruar për të votuar.

Shkruar nga Versus

Vota e diasporës, KQZ përfundon shqyrtimin, mbi 245 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar kërkesat e mbetura për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit. Në përfundim, numri total i emigrantëve shqiptarë që do votojnë nga shtetet ku jetojnë, është 245.975 persona. 

Plot 48.180 personave u është refuzuar kërkesa për t'u regjistruar në këto zgjedhje si pasojë e mosplotësimit të përshtatshëm të të dhënave.

Pavarësisht kërkesës së dorëzuar nga PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit, KQZ e hodhi poshtë pasi PS pretendoi se afati i dhënë ka qenë më se i mjaftueshëm për regjistrimin e emigrantëve në këto zgjedhje. 

Numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë që do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, e mban Italia me 148.178 emigrantë të regjistruar ose thënë ndryshe 40.6% e totalit të të regjistruarve. Më pas në vend të dytë renditet Greqia me 103.421 emigrantë që do të votojnë dhe Gjermania e treta me 36.546 emigrantë shqiptarë që do marrin pjesë në zgjedhje. 

Të regjistruarve, fleta e votimit do t'u mbërrijë me postë në adresën e dhënë prej tyre dhe shërbimi postar si ai i mbërritjes, si i dërgimit do të mbulohet nga shteti shqiptar. Diaspora shqiptare pritet të luajë një rol vendimtar në këto zgjedhje. Sipas ekspertëve, ndikimi votës së emigrantëve shqiptarë pritet të vendosë për rreth 20 mandate deputetësh në parlament. Votat e emigrantëve do të numërohen në bazë të qarkut ku kanë rezidencën në Shqipëri dhe tre vendet e para mbahen nga Tirana, Fieri dhe Elbasani. Versus.al

Poll